Trajnimi për Burimet e Energjive të Rinovueshme, i zhvilluar në Korçë, Shqipëri


Në kuadrin e aktiviteteve të Projektit ENER-SUPPLY në Shqipëri, Trajnimi për Burimet e Energjive të Rinovueshme (BER) u zhvillua në Korçë në datë 23 janar 2012. Trajnimi u zhvillua në mjediset e Grand Hotel Palace në qytetin e Korçës.

Temat kryesore që u trajtuan ishin llojet e ndryshme të burimeve të energjive të rinovueshme (energjia hidrike, e erës, gjeotermike dhe diellore) dhe kontributi i BER në kërkesën e vendit për energji sipas Strategjisë Kombëtare të Energjisë. Trajnimi synoi të mbështesë autoritetet lokale në mënyrë që ato të promovojnë përdorimin e BER në territorin e tyre.

Numri total i pjesëmarrësve ishte 14 persona, kryesisht nga Bashkia e Korçës, dy përfaqësues nga kompanitë lokale të ndërtimit, një përfaqësues nga një studio lokale e arkitekturës dhe një përfaqësues nga OST - Nënstacioni Zemblak. Lektorët e këtij trajnimi ishin Dr. Ing. Besim Islami (Konsulent për Energjinë) dhe Dr. Ing. Edmond Hido (nga Qendra për Efiçencën e Energjisë Shqipëri-BE).



BH BG HR
GR HU IT MK
RO RS SK EN