Njoftim për Trajnimin mbi Burimet e Energjive të Rinovueshme i planifikuar për t’u zhvilluar në Korçë, Shqipëri


Në kuadrin e aktiviteteve të Projektit ENER-SUPPLY në Shqipëri, Trajnimi për Burimet e Energjive të Rinovueshme (BER) do të organizohet në datë 23 janar 2012 në Korçë. Trajnimi do të zhvillohet në mjediset e Grand Hotel Palace në qytetin e Korçës.

Çështjet kryesore do të jenë llojet e ndryshme të burimeve të energjive të rinovueshme (energjia hidrike, e erës, gjeotermike dhe diellore) dhe kontributi i BER në kërkesën e vendit për energji sipas Strategjisë Kombëtare të Energjisë. Trajnimi synon të mbështesë autoritetet lokale në mënyrë që të promovojnë përdorimin e BER në territorin e tyre.

Numri total i pjesëmarrësve planifikohet të jetë rreth 12 persona, kryesisht nga Bashkia e Korçës dhe nga kompanitë lokale të ndërtimit dhe studiot lokale të arkitekturës. Lektorët do të jenë Dr. Ing. Besim Islami (Konsulent Energjie) dhe Dr. Ing. Edmond Hido (nga Qendra për Efiçencën e Energjisë Shqipëri-BE).

BH BG HR
GR HU IT MK
RO RS SK EN