Trajnimi për Sistemin e Menaxhimit të Energjisë, i zhvilluar në Korçë, Shqipëri


Në kuadrin e aktiviteteve të Projektit ENER-SUPPLY në Shqipëri, Trajnimi për Sistemin e Menaxhimit të Energjisë (SME) u zhvillua në Korçë (Shqipëri) në datë 16 dhjetor 2011. Trajnimi u zhvillua në mjediset e Grand Hotel Palace në qytetin e Korçës.

Programi i trajnimit përbëhej nga Analiza e Furnizimit me Energji dhe Auditimet Energjetike. Trajnimi synoi të rrisë kapacitetin e autoriteteve lokale për t’i mundësuar ato që të luajnë një rol aktiv në eksperimentimin e SME. Eksperimentimi tashmë ka filluar në territorin e Korçës dhe ai përfshin kryerjen e dy auditimeve energjetike.

Numri total i pjesëmarrësve ishte 10 persona, kryesisht nga Bashkia e Korçës dhe një përfaqësues nga një studio lokale e arkitekturës. Lektorët ishin z. Marco Caponigro (nga Bashkia e Potencës - Itali) dhe z. Evangelos Mathas (nga CRES - Greqi).



BH BG HR
GR HU IT MK
RO RS SK EN